Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sekuestrimi i 50 miliardë lekëve pasuri, akuza e fortë: Drilona Boçi ka qenë këshilltare e Edi Ramës për 4 vite!

Shkruar nga Newsbomb
Sekuestrimi i 50 miliardë lekëve pasuri, akuza e fortë: Drilona
Ilustrim: Edi Rama dhe çifti Kristian e Drilona Boçi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën, se ka pasur për 4 vite me radhë këshilltare sipërmarrësen Drilona Boçi. Ajo është bashkëshortja e Kristian Boçit, të cilit një javë më parë Prokuroria e Tiranës i sekuestroi miliarda lekë pasuri.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar rreth 50 milionë euro pasuri, ose më shumë se 50 miliardë lekë në pronësi të 7 personave, të cilët në bashkëpunim me Elman Abule, i dënuar në Belgjikë për trafik droge e grup kriminal, kanë pastruar para duke bërë blerje fiktive me vlera jo reale.

Mës këtyre personave ishte dhe çifti Kristian dhe Drilona Boçi, të cilët për vite me radhë janë prezantuar si personazhe publikë dhe sipërmarrës të përfshirë kryesisht në botën e artit, por jo vetëm. Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Drilona Boçi ka qenë këshilltare e kryeministrit Edi Rama.

"Mbrëmë, unë falënderova prokuroren që firmosi konfiskimin e 50 milionë eurove të mikut të Edi Ramës, Kristian Boçi. A e dini ju miq se Drilona e Kristanit ka qenë 4 vite këshilltare e Edi Ramës? A e dini ju miq se Kristani me bandën e tij është personazh krimi i Metamorfozës?

Por Altin Dumani meqenëse në regjistrime SKY dhe Encrochat, dilnin kilometra mesazhe dhe biseda, komunikime të Edi Ramës me Boçin, me të shoqen këshilltare, çfarë bëri? E çoi dosjen te Prokuroria e Tiranës, duke hequr të gjitha këto, në mënyrë që të kalonte pa iu futur ferra në këmbë Edi Ramës, njeriut që kishte bashkëpunuar me Boçin për vite të tëra", u shpreh Sali Berisha.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi rezulton se krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Abules. Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.

Ndër të tjera thuhet në njoftim se Kristian Boçi ka ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Drilona Boçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed