Hapësire reklamuese

Politikë

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron viziton Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron viziton Shqipërinë
David Cameron

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë. Edhe pse nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare, burime për mediat bëjnë me dije se Cameron do të mbërrijë në vendin tonë më 22 maj. 

Në axhendën e vizitës së sekretarit të Jashtëm britanik në Shqipëri është planifikuar takim me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Në fokus të këtij takimi  pritet të jetë emigracioni i paligjshëm, i cili është kthyer vitet e fundit në një problem madhor në Britani. Cameron do të njoftojë një plan mes dy qeverive për të për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij britanik, Rishi Sunak.

Sipas njoftimit të qeverisë britanike, dy liderët diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve me rritje të investimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë si dhe tregtisë.

Kryeministri britanik, Sunak vuri në dukje progresin e bërë nga Shqipëria për migracionin, mbi marrëveshjet e nënshkruara më herët midis vendeve për kthimin e emigrantëve shqiptarë në atdhe, teksa pranuan se do të duhej më shumë punë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në të gjithë Evropën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese