Hapësire reklamuese


Politikë

“Seanca ishte e turpshme”, Meta konferencë pas dëshmisë në SPAK : Altin Dumani aleat i verbër i Ramës

Shkruar nga Newsbomb
“Seanca ishte e turpshme”, Meta konferencë pas
Ilir Meta konferencë pas dëshmisë në SPAK

Pas dëshmisë për më shumë se 3 orë në SPAK, presidenti i PL, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku sipas tij “sqaron aferat që e çuan në dyert e SPAK”.

Duke mos kursyer akuzat ndaj SPAK, Meta sërish shprehet se SPAK është aleati i verbër i Ramës duke mos nisur hetimin për shumë afera që PL dhe vetë Meta i kanë denoncuar.

Ai rendit disa nga aferat se përse u thirr ndër to edhe denancime të bëra në kohën që mbante detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

“Unë jam thirrur si denoncues dhe bllokues i planeve për aferën e detit që ka përgjegjës kryesor Edi Ramën, dhe para se të largohesha nga Presidenca i kam dërguar letër deputetëve të marrin përgjegjësi për një çeshtje madhore të pa zbardhur.

Jam thirrur se kam denoncuar në SPAK të gjitha krimet zgjedhore të 2020 dhe SPAK nuk ka lëvizur gishtin. SPAK ka detyrë të ndiqte denoncimin për vrasjen e Elbasanit, por ja kaloi Prokurorisë së Elbasanit.

Jam thirrur sepse kam çuar në SPAK një nga aktet më të rënda që ishte falsifikimi nga ana e Kuvendit e firmës së Gramoz Ruçit kudër presidentit. SPAK e mbylli këtë çështje sepse nuk e lë Edi Rama.

U thirra për shkak të denoncimeve që kam bërë për aferën e Inceneratorit në 2021 por SPAK nuk lëvizi para zgjedhjeve që Rama të vidhte votat. Edhe Metamorfoza u hap pasi u vodhën zgjedhjet.

Këto janë cilësit kryesore që jam thirrur, se jam kreu i PL një parti që ka bërë gjithçka të shpëtojë demokracinë.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese