
Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar përmes një postimi në rrjete sociale Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është i shpallur "non grata" nga SHBA.
Në video Gjergj Luca shihet duke hyrë e duke dalë nga Gjykata Supreme në SHBA, dhe thotë se i ka hequr “non grata”-n Sali Berishës.
Luca thekson se ka bërë atë që Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi nuk e kanë bërë dot ndërsa i bën thirrje Berishës të dalë ta presë me militantët në Rinas.
“Nuk kam ardhur për pushime në Amerikë, kam mision të veçantë. Sapo dola nga Gjykata Supreme, aty ku merren vendime të rënda.
Në pamundësi për ta bërë këtë punë Muli, Gazi, Belo e bëra unë. Ia hoqa non gratën dhe po vij, Sali mblidh militantët dhe dilni më prisni në Rinas.”-thotë Luca.
Video e publikuar nga Luca