Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Sapo ma dërguan, kush po e ndjek?!" Fevziut i mbërrin në celular VIDEO e Arben Ahmetaj

Shkruar nga Newsbomb
"Sapo ma dërguan, kush po e ndjek?!" Fevziut i mbërrin
Arben Ahmetaj ne rruget e Zvicres/ © tvklan.al

Moderatori Blendi Fevziu ka treguar në puntatën e sotme në "Opinion" një video të ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili edhe përse është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, duket se lëviz lirshëm në rrugët e Zvicrës.

"Ky filmim sapo ma çon dikush tani, besoj duhet të jetë Ahmetaj në Zyrih më thotë, por nuk i di të dhënat", tha Fevziu.

Ai shfaqi për të pranishmit në studio dhe të gjithë ndjekësit e tij në Tv Klan pamjet e ish-zv.kryeministrit, i cili akuzohet për disa vepra penale por ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria, sepse pretendon se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.

"Nuk e di çfarë ka në çantë. Mos ka dokumente?", tha moderatori, duke pyetur të ftuarit se kush mund të jetë duke e ndjekur nga pas Arben Ahmetaj, sepse video transmetohet për herë të parë dhe siç u tha, është regjistruar së fundmi. (© Të drejtat e pamjeve youtube.com/@televizioniKLAN)


Ditë më parë, Arben Ahmetaj u shfaq në një reportazh të televizionin shtetëror italian RAI3 dhe hidhte akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se në zyrën e tij ka parë njerëz të botës së krimit.
 
Madje, ai është shprehur se ka qenë i vetmi në kabinet që është shprehur kundër kanabizimit të vendit, sepse sipas Arben Ahmetaj, mbjellja masive e kanabisit gjatë mandatit të dytë qeverisës është lejuar për të rritur ekonominë e Shqipërisë.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese