Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Sapo ke ardhur nga poshtë ballkonit dhe ke frymëzim”, Spiropali përplaset me Lelën: Boll tani s’ta lejoj, e kam fjalën në majë të gjuhës

Shkruar nga Newsbomb
“Sapo ke ardhur nga poshtë ballkonit dhe ke frymëzim”,
Elisa Spiropali - Alfred Lela

Ironi dhe thumba ka pasur mes ministres Elisa Spiropali dhe drejtorit të komunikimit në PD, Alfred Lela. Përplasja ka nisur pasi Lela tha se qeveria ka ndërtuar një narkoshtet dhe se ka disa drejtorë policia dhe ministra nën hetim.

Spiropali i është përgjigjur duke përmendur hetimin e Sali Berishës, ndërsa Lela ka reaguar duke thënë se janë aty për të diskutuar për reportazhin e Rai3 .

Pjesë nga diskutimi në “Top Story”:

Lela: Të cilët hanë byftekë në Dubai dhe linguini në Zvicëër. Kanë 50 drejtorë në hetim. Kanë ndërtuar narkoshtetin dhe na thonë se kanë themeluar tebën e re ku nuk vret askush askënd.

Spiropali:  Mua më takon një replikë. Nuk mund të mos flas kur këta flasin për sundimin e ligjit, flasin për drejtësinë, e mbajnë në bluzë foton e Sali Berishës që është i akuzuar për korrupsion madhor.

Lela: Jemi duke folur për Rai3 dhe për akuzat. Nuk ka akuza aty për Sali Berishën. Publiku nuk e ha këtë. Boll, të lutem boll se nuk shkon. Reportazhi është për qeverinë. S’kemi ardhur të flasim për Rai3.

Spiropali: S’kam ardhur për ty fare. Po flas me zonjën e shtëpisë. Ju jeni në mjerim. Madje do ishte absurditet të lija fëmijët e mi në shtëpi, e të vija të flija me ju.

Lela: Unë s’po flisja për drejtësinë. Berishën e keni izoluar. Çfarë faji ka Berisha tani.

Spiropali: E di se ke ardhur nga poshtë ballkonit dhe ke frymëzim të ri tani.

Lela: Desha të them...po kapërdijë fjalët që kam në gjuhë.

Spiropali: Provoje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese