Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Samiti i ministrave të jashtëm në Pragë, Hasani: NATO të tregojë vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i ministrave të jashtëm në Pragë, Hasani: NATO
Pamje nga takimi i ministrave të Jashtëm në Samitin e NATO-s në Pragë

Ditën e sotme është zhvilluar takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Aleancës Transatlantike në Pragë, ku në fokus të diskutimeve ka qenë lufta në Ukrainë.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, i cili është shprehur në mbështetje të Organizatës së Atlantikut Verior në vendosjen e paqes në botë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ministri Hasani ka kërkuar që NATO t’i japë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton përballë sfidave të jashtme të sigurisë, ndërsa shton se ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në luftën e saj për liri dhe sovranitet.

Ndërsa përgatitemi për Samitin e NATO-s në Uashington, besojmë se ai do t'i japë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton, veçanërisht përballë sfidave të jashtme të sigurisë.

Në takimin e sotëm jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë, rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën e lirë dhe sovrane dhe angazhimin tonë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive.

Shqipëria mbetet e vendosur  për të luajtur rolin e saj si aleate e palëkundur e vlerave euroatlantike”,- shkruan ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Gjithashtu ky takimi shënon 75-vjetorin e Aleancës së NATO-s, si dhe është i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit.

Ministrat aleatë trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese