Hapësire reklamuese

Politikë

Samiti i Javës së Qëndrueshme në Abu Dhabi, Rama: Nënshkruajmë marrëveshjen për kabllot nënujorë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i Javës së Qëndrueshme në Abu Dhabi, Rama:
Kryeministrit Edi Rama

Kryeministrit Edi Rama është i pranishëm në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”. Në fjalën e tij, ai ka folur për marrëveshjen tepër të rëndësishme me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku nuk ka nguruar t’i falenderojë liderët e dy vendeve përkatëse për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë.

Në thelb të marrëveshjes ëshë krijimi i një lidhjeje energjetike nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë, gjë që rrjedhimisht do t'i sjellë vendit tonë pavarësi energjetike. 

“Përqindja e energjisë së përtëritshme është 44 përqind, kjo e bën Shqipërinë në vendet e para evropiane kur vjen puna te përqindja e energjisë së përtëritshme. Dua me këtë rast të informoj se sot shumë shpejt do të nënshkurajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme për kabllot nënujore, me Italinë dhe Emiratat e bashkuara Arabe.

Ky hap nuk do ishte bërë i mundur pa Emiratet e Bashkuara Arabe, dua të theksoj se partneriteti i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë konfliktet i kanë dhënë formë të shkuarës tonë. Dëshira e madhe për të qenë pjesë e BE duhet mbështetur me hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën.

Është një kontribut shumë i rëndësishëm, jo vetëm për paqen, por edhe për bashkëpunimin në rajon, që të gjithë në të arrjmë të jemi ta bashkuar me Bashkimit Evropian. Më lejoni të falenderoj edhe një person që u fut në sallë, dhe ju me të drejtë u ngritët të gjithë në këmbë, kryeministren e Italisë, Melonin,” tha Rama.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese