Hapësire reklamuese

Politikë

Salianji ironizon Ramën dhe Engjëll Agaçin në Komisionin për TIMS: S'kanë kthyer përgjigje, janë të zënë me çështjen e Italisë

Shkruar nga Newsbomb
Salianji ironizon Ramën dhe Engjëll Agaçin në Komisionin
Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të TIMS

Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të TIMS, Ervin Salianji në nisje të mbledhjes së ditës së sotme (29 prill), ka zbuluar institucionet që i janë përgjigjur kërkesave për informacion.

Por si në çdo mbledhje të kaluar, edhe sot po shoqërohet me debate mes kryetarit të Komisionit Hetimor, Ervin Salianji dhe anëtarëve socialistë.

Në nisje të mbledhjes Salianji tha se të gjitha institucionet i janë përgjigjur kërkesave, përveç Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Tiranës dhe Kryeministrisë. Për këtë të fundit, deputeti demokrat ironizoi duke thënë se kryeministri Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, janë të zënë me çështjen e Italisë.

Data fundore në të cilën të kthenin përgjigjen institucionet të cilave u janë dërguar kërkesat për informacion, ishte 25 prill 2024. Nga të dhënat që na kanë ardhur, ka sjellë përgjigje SPAK.

Sot në tejkalim të afateve, më vjen keq që një institucion si Policia e Shtetit, tejkalon afatet ligjore të kthimit të përgjigjeve, është depozituar sot në protokoll. Ka sjellë përgjigje Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe AMP.

Në tejkalim të afateve ligjore dhe në shkelje të ligjit, nuk është përgjigjur Kryeministria, mbase ka patur punë Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryeministri të mbyllin punët me Italinë, pastaj të merren me çështjet e ligjit në Shqipëri. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës.  Ka kthyer përgjigje dhe SHISH dhe do ju lutesha kolegëve dhe ekspertëve, duke qenë se një pjesë e dokumenteve që do të shqyrtohen do të jenë sekret hetimor, të plotësojnë formularët për t’u pajisur me certifikatë sigurie për të qenë plotësisht në rregull me ligjin.”

Por teksa Salianji po lexonte listën emrat e institucioneve dhe tha se Kryeministria nuk i kishte kthyer një përgjigje, socialisti Toni Gogu iu drejtua duke thënë se “rrini i qetë, do ju vijë shumë shpejt”

E di që nuk rrini dot pa marrë një kartolinë nga Kryeministri, e doni atë, nuk rrini dot, do ju vijë shumë shpejt”, - u shpreh Gogu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese