Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rrëzimit të Bashar al-Assad. Përmes një reagimi zyrtar lideri i demokratëve e quan ish-presidentin e Sirisë një “diktator gjakatar” dhe “kukull të Vladimir Putin”.
Berisha thekson se demokratët përshëndesin përmbysjen e tiranisë në Siri dhe urojnë që populli atje të gjejë rrugën e lirisë.
“Dinastia Assad u përmbys!
Miq, Bashar al-Assad e la Damaskun. Një diktator gjakatar, kukull e Putinit, u përmbys. Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet përmbysjen e tiranisë në Siri dhe uron që populli i Sirisë të gjejë rrugën e lirisë dhe demokracisë që meriton”, shkruan Sali Berisha.
Sondazh
Poll