Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha uron Trump për betimin si president: Me ikjen e Biden mori fund mbështetja e SHBA-ve për qeveritë e majta!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha uron Trump për betimin si president: Me ikjen e Biden mori
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur betimin e Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shprehet se me ardhjen e Trump në krye të SHBA-së, përfundon epoka e mbështetjes amerikane për qeveritë e majta. Ai nënvizon se Partia Demokratike e Shqipërisë do të thellojë bashkëpunimin me administratën e re amerikane, duke forcuar lidhjet strategjike mes dy vendeve.

Në mesazhin e tij, Berisha e përshkruan rikthimin e Trump si një "shpëtim" nga politikat e administratës së mëparshme.

"Rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i Shteteve të Bashkuara, por jo vetëm, nga përmbytja politike, kulturore dhe sociale e sjellë nga politikat zyrtare të administratës amerikane nën agjendën ekstremiste të majtë, marksiste-leniniste dhe përtej marksiste, sorosiane. Me flamurin e tyre të censurës, kulturës ëoke, dhe sulmeve ndaj familjes dhe identitetit gjinor të njeriut, kjo agjendë paraqiti një kërcënim të madh për civilizimin perëndimor dhe mbarë njerëzimin," shkruan Berisha.

Mesazhi i plotë i kryedemokratit Sali Berisha për presidentin e SHBA, Donald Trump:

I nderuar Zoti President,

Së pari, më lejoni të uroj inaugurimin tuaj si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm përmes votës së lirë në historinë e njerëzimit. Në këtë rast, do të doja gjithashtu të theksoj se rikthimi juaj i madh ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan dhe tërë botën.

Rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i Shteteve të Bashkuara, por jo vetëm, nga përmbytja politike, kulturore dhe sociale e sjellë nga politikat zyrtare të administratës amerikane nën agjendën ekstremiste të majtë, marksiste-leniniste dhe përtej marksiste, sorosiane. Me flamurin e tyre të censurës, kulturës ëoke, dhe sulmeve ndaj familjes dhe identitetit gjinor të njeriut, kjo agjendë paraqiti një kërcënim të madh për civilizimin perëndimor dhe mbarë njerëzimin.

Është besimi im i thellë se rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së SHBA-së kundër opozitave konservatore në mbarë botën. Shënon fundin e transformimit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të super-spekulatorit, korruptorit dhe censorit të planetit, Soros, de facto në ambasada në hije të Shteteve të Bashkuara.

Ky rikthim shënon fundin e mbështetjes së SHBA-së për qeveritë të majta për të përdorur sistemin e drejtësisë si në SHBA, për të përndjekur, arrestuar dhe burgosur kundërshtarët politikë konservatorë.

Partia Demokratike e Shqipërisë, një partner dhe aleat i Partisë Republikane dhe SHBA-së, që në themelimin e saj është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me administratën amerikane për lidhje më të forta miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Shqiptarët që përballen me një narko-diktaturë të vërtetë inkurajohen shumë nga angazhimi i Presidentit Donald Trump për të shpallur kartelët e drogës si grupe terroriste.

Duke përfunduar, kam nderin të dërgoj edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta për ju, Zoti President, dhe t’ju uroj sukses të madh në udhëheqjen tuaj të vendosur, vizionare dhe transformuese të Shteteve të Bashkuara në interesin më të mirë të vendit tuaj, liderit të botës së lirë, dhe miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese