Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha udhëton sot drejt Gjermanisë, fluturimi i parë që prej 2023

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha udhëton sot drejt Gjermanisë, fluturimi i parë
Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë Partia Demokratike të cilët kanë njoftuar se këtë të premte kreu i kësaj force politike do të niset drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.

Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kujtojmë se ky është udhëtimi i parë i Sali Berishës pas heqjes së masave të sigurisë “arrest shtëpie” dhe “bllokimit të pasaportës”.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare. Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhej në njoftimin e Partisë Demokratike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese