Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha u përgjigjet akuzave të Ramës: Shqiptarët do të largojnë me çdo çmim!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha u përgjigjet akuzave të Ramës: Shqiptarët do
FotoArkive: Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të sotme të Edi Ramës, se ka furnizuar me informacione gazetarët italianë të RI 3, informacione të cilat ai në një videomesazh drejtuar popullit i cilësoi si "kanale të ujërave të zeza të Tiranës".

Berisha thotë se kryeministri ka nxirë imazhin e Shqipërisë, përmes kanabizimit, shpopullimit dhe vjedhjes si askush tjetër në shekuj.

"Së fundmi i them, Edi Rama ti që zëvendësove flamurin e Skenderbut me flamurin e zi të karteleve më në zë të drogës, nuk je shqiptar, por armik i egër i kombit shqiptar. Verdikti i historisë është dhënë, do ndryhesh në banesën e turpit të saj", shkruan ish-kryeministri.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Të dashur miq, sot, qelbin e zullumeve të Ramës, shqiptarët nuk e dëgjojnë më vetëm nga opozita dhe mediat ndërkombëtare, por bash nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë! Numrin 2 të qeverisjes së tij. Në fakt e kanë degjuar dhe më parë me veshët e tyre në audiot e dosjes 339 dhe 184 të botuara nga “Bild”!

Edi Rama i lerosur në llumin e rrjeteve kriminale që e komandojnë atë dhe Shqipërinë, nxiu imazhin e Shqipërisë, kanabizoi Shqipërinë, shpopulloi sa askush tjetër në shekuj Shqiperinë, vjedh shqiptarët  dhe sipas tij fajin ia kanë të tjerët që mjaftoi një emision ta nxirrte siç është. 

Lidhjet jo vetem të Olsit, por direkt të tij me kartelet e drogës dhe grupet kriminale, kanabizimi i Shqipërisë, narkoshteti, parajsa e larjes së parave me kriptomonedha dhe lejet e ndërtimit që i lëshon veç ai. Të gjitha këto tashmë thuhen dhe shkruhen në të gjitha gjuhët kryesore të botës. 35% e shqiptarëve e kanë braktisur Shqiperinë për shkak të drejtimit të tij.

Po për sa kohë Rama kontrollon një drejtësi që nuk sheh, nuk flet, e nuk dëgjon, u takon shqiptarëve që të mos braktisin vendin dhe të ardhmen, por të largojnë me çdo çmim bandën kriminale që ka kapur çdo qelize të shtetit dhe Edi Ramën si kapobandën e saj!

Për të gjitha këto Edi Rama e di mirë që ka ardhur koha kur shqiptarët do ta braktisin dhe do ta degdisin aty ku e meriton, në koshin e turpit të historisë.

Së fundmi i them, Edi Rama ti që zëvendësove flamurin e Skenderbut me flamurin e zi të karteleve më në zë të drogës, nuk je shqiptar, por armik i egër i kombit shqiptar. Verdikti i historisë është dhënë, do ndryhesh në banesën e turpit të saj! #sb

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese