Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha tregon kur do të largohet nga politika: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët...

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha tregon kur do të largohet nga politika: Misioni im mbaron
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sërish sot zgjedhjet e 11 majit teksa vijon me retorikën për të mos njohur rezultatin.

Teksa u pyet nga gazetarët në një konferencë për mediat se kur ka ndër mend të largohet, Berisha tha se kjo do të ndodhë vetëm kur shqiptarët të votojnë të lirë. "Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë.", tha Berisha.

Kryedemokrati theksoi se beteja e tij është bërë vetëm për shqiptarët, që të kenë zgjedhja të drejta. Megjithatë, kreu i PD-së tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë për sa kohë nuk janë të çliruar nga "narko-shteti", siç ai e quan. 

“Po të marrësh të gjithë betejën time, e kam bërë për shqiptarët. Betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe mos ua kontrollojë kush kryetarin. Betejën po e bëj që shqiptarët të kenë zgjedhje të drejta.
Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë. Me këtë narko-shtet shqiptarët kurrë nuk do të mund të votojnë të lirë pa i çliruar prej tij. Lufta e vërtetë nis pas farsës së zgjedhjeve”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese