Ish-kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe të marrin pjesë ditën e enjte në protestën para Kuvendit.
Berisha u është drejtuar shqiptarëve që ditën e nesërme, pa marrë parasysh ngjyrave politike, të marrin pjesë në protestë në orën 10:00 për të protestuar kundër “narkoshtetit”.
“Prandaj nesër, ditën e enjte përpara parlamentit. Ora 10:00. Nuk ka më rëndësi je demokrat, opozitar, socialist, i pa parti, shoqëri civile, i ri apo i vjetër.
Nëse je shqiptar. Nëse e do flamurin e kombit. Nëse e do familjen. Nëse e do demokracinë. Nëse e do dinjitetin. Nëse e do kombin. Të gjithë në këmbë para parlamentit! Kjo nuk është betejë për Sali Berishën. Kjo nuk është për Partinë Demokratike. Kjo nuk është për opozitën. Kjo protestë është protestë revoltë për Shqipërinë. Sepse nëse Shqipëria do të kishte gojë, sot ajo do ulërinte për ndihmë. Nëse Shqipëria, dheu ynë që lëngon, ajo do të ulërinte në kupë të qiellit për ndihmë
Nëse Shqipëria do të kishte një thirrje, ajo sot do ishte thirrja ndihmë, ndihmë, më shpëtoni se po më merr shpirtin Edi Rama me narkoshtetin e tij. O sot o kurrë! Para parlamentit. Të gjithë bashkë. Ora 10:00”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Edi Rama nuk do që Sali Berisha të flasë të vërtetat e narkoshtetit të tij. Edi Rama nuk do që Sali Berisha të denoncojë vjedhjet monstruoze. Edi Rama ka tmerr se Sali Berisha lider të opozitës me platformën e tij do të sjellë opozitën në fitore dhe do përmbysë pushtetin e tij.
Por sot nuk është më nevoja që Sali Berisha ta thotë të vërtetën. Nuk është më nevoja që Rai 3 apo Bild të thonë të vërtetën. E vërteta sot është drama më e madhe në historinë e kombit shqiptar.
E vërteta është se vendi ynë, në mes të Europës, i bekuar me pasuri nga më të mahnitshmet, klimë dhe begati, po vdes. Shqipëria po vdes të dashur miq.
Eurostat e ka faktuar se në 10 vite kemi humbur 1 milion banorë. Po 1 milion banorë janë 35% e popullatës! Rinia shqiptare është në vend të dytë në botë pas Sirisë për largime nga ky dhe i bekur. Për të tretin vit radhazi në Shqipëri ka më shumë vdekje se lindje. Dhe ky trend po thellohet vit pas viti.
Sepse një komb nuk jeton dot nëse qeveriset nga narkoshteti. Një komb është i dënuar me shuarje nëse qeveriset nga narkoshteti. Një qytetar është i destinuar me poshtërim dhe marrje të lirisë nëse qeveriset nga narkoshteti. Për atë nuk ka siguri jete, prone, veprimtarie, lirie, të drejtash.
Dhe e vërteta kryesore është se narkoshteti është Edi Rama dhe Edi Rama është narkoshteti. Prandaj nesër, ditën e enjte përpara parlamentit. Ora 10:00. Nuk ka më rëndësi je demokrat, opozitar, socialist, i pa parti, shoqëri civile, i ri apo i vjetër.
Nëse je shqiptar. Nëse e do flamurin e kombit. Nëse e do familjen. Nëse e do demokracinë. Nëse e do dinjitetin. Nëse e do kombin. Të gjithë në këmbë para parlamentit! Kjo nuk është betejë për Sali Berishën. Kjo nuk është për Partinë Demokratike. Kjo nuk është për opozitën. Kjo protestë është protestë revoltë për Shqipërinë. Sepse nëse Shqipëria do të kishte gojë, sot ajo do ulërinte për ndihmë. Nëse Shqipëria, dheu ynë që lëngon, ajo do të ulërinte në kupë të qiellit për ndihmë
Nëse Shqipëria do të kishte një thirrje, ajo sot do ishte thirrja ndihmë, ndihmë, më shpëtoni se po më merr shpirtin Edi Rama me narkoshtetin e tij. O sot o kurrë! Para parlamentit. Të gjithë bashkë. Ora 10:00.