Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha thirri protestë kombëtare ditën e Samitit Europian, Policia nuk i jep leje: Cënon sigurinë e liderëve!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha thirri protestë kombëtare ditën e Samitit Europian,
Kreu i PD, Sali Berisha

Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë ditën e Samitit europian në Tiranë, më 16 Maj.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Sali berisha thirri një protestë kombëtare në datë 16 maj, pikerisht ditën e Samitit të Komunitet Politik Evropian që do mbahet në Tiranë për herë të parë.

Për shkaqe sigurie, blutë e kryeqytetit i kanë kthyer përgjigje negative opozitës për tubimin e thirrur tek Bulevardi i ri në orën 17:00.

Ky vendim është marrë për shkak se protesta e thirrur nga Berisha pas humbjes së zgjedhje parlamentare, bie ndesh me perimetrin e sigurisë të përcaktuar për zhvillimin e aktivitetit ndërkombëtar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese