Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha tha se Merz ishte mik i tij dhe PD, kancelari i ri gjerman uron shqip Ramën: Shumë urime Edi, mezi pres të vij në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha tha se Merz ishte mik i tij dhe PD, kancelari i ri gjerman uron
Ilustrim: Edi Rama dhe Friedrich Merz

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz ka uruar në gjuhën shqipe kryeministrin Edi Rama, për rizgjedhjen e tij dhe për një mandat të katërt në krye të vendit. Partia Socialiste mori 83 mandate dhe thelloi diferencën me Partinë Demokratike, e cila ka vetëm 50 mandate.

"Urime Edi Rama, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten", shkruan në X kancelari Friedrich Merz.

Kreu i qeverisë gjermane do të jetë në Tiranë, në Samitin e Komunitetit Politik Europian, bashkë me krerët e shteteve europiane.

Ajo që bie në sy në këtë urim të veçantë të Friedrich Merz është urimi i ngrohtë për kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që pak ditë më parë kur ai u zgjodh kancelar, Sali Berisha e uroi menjëherë dhe tha se ai ishte mik i tij dhe Partisë Demokratike.

Pasditen e 6 Majit, Sali Berisha nuk e fshehu entuziazmin për detyrën e re që merrte politikani konservator, si kancelar i shtetit më të fuqishëm të Europës, por edhe si mik i Partisë Demokratike në Shqipëri.

Ish-kryeministri shkroi se partia e drejtuar prej Friedrich Merz ka patur dhe ka sot tek CDU e Kancelarit aleatin dhe mikun kryesor në përpjekjet për ndërtimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë funksionale të tregut në Shqipëri. Ama sot, kancelari gjerman i ka dërguar një urim të ngrohtë Edi Ramës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese