Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha tërhiqet nga spekulimi që ngriti vetë: Prokurori që del në përgjimet e "SKY" nuk është Ols Dado, e verifikova!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha tërhiqet nga spekulimi që ngriti vetë: Prokurori
Ilustrim: Sali Berisha dhe Ols Dado

Lideri demokrat Sali Berisha është tërhequr këtë të hënë nga spekulimi që ngriti vetë mbrëmjen e djeshme, në profilin e tij zyrtar në Facebook. Ai është shprehur se ndryshe nga çfarë ka deklaruar për "Olsin" e përgjimeve të "SKY", ai nuk është prokurori i SPAK, Ols Dado.

Berisha citoi dhe reagimin e Prokurorisë së Posaçme në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e cila përgënjeshtroi akuzat, duke sqaruar se "Olsi" për të cilin flitej në përgjime dhe që ish-kryeministri e akuzonte publikisht në llogarinë e tij, nuk ishte prokurori Olsi Dado.

"Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë. Olsi Dado nuk është. Pas verifikimeve, reagoi në mes të natës SPAK, u zgjuan nga gjumi, bënë deklaratë. Mirë bënë që e bën, por t'u tregojnë qytetarëve kush është Olsi. Dy Olsa ka, Olsi Çela dhe Olsi Dado në Prokurori.

Kur unë ju kam thënë që Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak dhe më thoni, fle ai mbi dosjet e krimit apo jo. (Shpërndan dokument nga dosja për gazetarët).

Unë kam bërë verifikimet pasi përgënjeshtroi SPAK dhe nuk është Ols Dado. Të paktën në këtë proces, nuk është ai. Por se cili është Olsi, atë e di Dumani, ai e fsheh. Por një gjë e di, si prokuror çështje nuk ka qenë Olsi (Dado)", u shpreh Sali Berisha.

Newsbomb.al ka bërë dje një verifikim të shpejt dhe të saktë, menjëherë pas mesazhit nga "qytetari dixhital" që shpërndau Sali Berisha dhe rezultoi se Ols Dado nuk kishte qenë fare prokuror në Prokurorinë e Tiranës, në kohën kur ishin zhvilluar bisedat mes Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbjas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed