Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha shkon në Fier, viziton në burg Ervin Salianjin

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha shkon në Fier, viziton në burg Ervin Salianjin
Pamje nga burgu i Fierit

Lideri demokrat Sali Berisha është nisur gjatë ditës së sotme drejt burgut të Fierit për të takuar ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Kjo është hera e parë që Berisha ka shkruar për të vizituar Salianjin në burg pasi në kohën që ish-deputeti është dënuar më burgim, për Sali Berishën gjykata kishte vendosur masën shtërnguese “arrest shtëpie”.

Siç shihet dhe nga pamjet, Berisha është i shoqëruar nga deputetë të tjerë të partisë së tij, Flamur Noka.

Ervin Salianji po qëndron në burgun e Fierit që prej muajit shtator kur Apeli i Posaçëm vendosir ndaj tij masën “arrest me burg” për 1 vit. Ish-deputeti demokrat është dënuar për dosjen “Babale” i akuzuar për veprën penale “kallëzim i rrremë”.

Tashmë çështja e Salianjit është çuar në gjykatën e lartë ku ish-demokrati ka bërë rekurs të vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed