
Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drejtues të ndryshëm të fondacioneve për prezantimin e programit të qeverisjes në sektorin ekonomisë për vitet 2025-2029.
Ai e ka cilësuar fondaconin ’’Heritage’’ një aleat të vjetër dhe shumë të çmuar të PD-së. Berisha i ka shprehur falënderimet për pjesëmarrjen e tyre ne këtë prenzantim, pasi për partinë ata do të jenë një ndihmë e madhe për programin e ekonomisë.
Sakaq, në fjalimin e tij ai ka përmendur dhe deklaratën e Donald Trump, se armiku më i rrezikshëm i tyre është armiku i brendshëm, teksa e cilëson si një të vërtetë të madhe për Shqipërinë.
Ndër të tjera ai nuk ka ngurruar të përmendi dhe deklaratat e kryeministrit Edi Ramës për mbylljen e TikTok, në takimin e tij në Mynih. Kreu i PD-së është shprehur se ai e kërkon mbylljen këtij aplikacioni, pasi nuk duron dot kritikat e të rinjve, por nuk mund të fitoj me censurimin e saj.
Pjesë nga deklarata:
"Së pari, përshëndes praninë e miqve tanë në këtë panel. Mirënjohje të pakufishme. Fondacioni Heritage është një aleat i vjetër shumë i çmuar i ditëve më të vështira, por dhe i ditëve më të mira të Partisë Demokratike.
Një aleat me të cilin ne kemi ndarë parime, programe, dhe kam kënaqësinë më të veçantë që sot përfaqësuesi dhe miku i vjetër i këtij fondacion, Steven Buçi ndodhet midis nesh. Përfaqëson në një moment kur ne paraqesim programin pjesën më palcore të programit ekonomik.
Kam shumë kënaqësi që, personaliteti i shquar i konservatorëve britanikë, aleatëve tanë që në themelimin e PD, drejtuesin e fondacionit të mirënjohur, Neë Direction Conservative të bazuar në Bruksel, z. Van Orden, ndodhet midis nesh për të ndihmuar në këtë program.
Drejtuesi Asham, është gjithashtu një përfaqësues shumë i rëndësishëm i biznesit shqiptar, dhe biznesit shqiptaro-amerikan. Falënderoj shumë të gjithë specialistët, insititutet. Institutin konservar, Policy Center, Albanian Policy Center, të gjithë ekspertët, departamentet që kanë bërë një punë të shkëlqyer në hartimin e këtij programi.
Kthehem tek pyetja. Po të vështrosh historinë e njerëzimit, ndryshimet e mëdha edhe epokale i kanë shënuar burrat e shtetit guximtarë. Në kulmin e agresionit nazist, Uinston Çërçil do të deklaronte ‘ëe never sorround’. Kundërshtari kishte 6-fishin e forcës ajrore. Kishte një ushtri shumë më numerike, por me betimin e tij solemn para kombit të tij dhe Europës, ai doli fitimtar.
Më vonë, në kulmin e Luftës së Ftohtë, Ronald Raegan, do të thërriste tek porta e Brandenburgurt ‘Mr.Gorbaçhev tear doën this ëall’, dhe muri ra dhe perdja e hekurt ra.
Dhe çështja gjermane, siç u shpreh ai, iu shtua lirisë botërore, ishte një fitore e madhe e lirisë.
Unë do them e kësaj rëndësie epokale është deklarata e Presidentit Donald Trump, se armiku më i rrezikshëm i yni, është armiku i brendshëm.
Për ne që kemi jetuar diktaturat, tingëlloi diçka e vjetër, por nuk ka të vërtetë më të madhe dhe më të guximshme.
Para kësaj, Gorbaçov ka meritën e jashtëzakonshme kur deklaroi se: Rusia u bë vendi i askujt në një kohë kur partia komuniste në Bashkimin Sovjetik ishte mamuthi gjigant politik i të gjitha kohërave, por ajo nuk i përkiste as partisë dhe as popullit rus, dhe BS u shpërbë.
Atë mesazh të presidentit Trump e solli më të qartë në konferencën e sigurisë në Mynih zv. presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se për ju rreziku më kryesor nuk është kina dhe Rusia, por e keni brenda jush, e keni në qëndrimin ndaj lirisë, vlerave dhe ky ishte një paralajmërim i ndershëm dhe shumë i fortë. Nëse nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet.
Sa jetike dhe vendimtare për paqen në Evropë është prania e SHBA. por sa e rëndësishme për SHBA dhe Evropën është mbrojtja e vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë.
Parmbrëmë në Mynih, nëse kishte një njeri që në mënyrën më konkrete i takonin pikë për pikë ato për të cilat foli JD Vance, ishte Edi Rama. Ai ishte aty si kryeministri që ka arrestuar tre lider të opozitës. Ai ishte aty si censori do të mbyllë tik tok se nuk duron dot kritikat e të rinjve”.