Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha ’’sulmon’’ kryeministrin Rama: Lista e tij e kandidaturave është e përbërë me dosje të rënda SPAK-u

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha ’’sulmon’’ kryeministrin Rama: Lista e tij
Kreu i PD Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme ka dalë në një deklaratë për mediat, ku është shprehur se paraqesin para shqiptarëve kandidaturat më përfaqësuese në ekzistencën e saj.

Ndër të tjera, ai nuk ngurron të përmendi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, teksa thekson se lista e tij për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë pa përjashtim me dosje të rënda SPAK-u.

Pjesë nga deklarata e tij:

Mendoj se PD paraqet para shqiptarëve kandidaturat më përfaqësuese që ajo ka paraqitur në tërë ekzistencën e saj.
Paraqet para shqiptarëve kandidatura që kanë një karrierë politike të gjatë dhe kanë qendruar në pushtet si shërbëtorë të qytetarëve.

Shkurtimisht, grupi i parë i listës së Edi Ramës janë që të gjithë pa përjashtim me dosje të rënda Spak-u, aferash korruptive ndër më të mëdhatë dhe lidhje me krimin ndër më të tmerrshme. Simbol i kësaj liste, përveç Edi Ramës vetë, është Taulant Balla.

Grupi tjetër, është grupi i patronazhistëve famëzinj, të cilët nuk kanë ligj as moral, mercenarë të vërtetë që shkelin kushtetutën për privilegjet e tyre për të mbrojtur pushtetin. Vendosen në lista, sepse njëri i thotë se Rama është Zeus, se tjetra thotë se, Rama është 10 hapa para.

E treta thotë, është brand botëror. Pra, lista e turistëve, është lista, duhet ta themi haptas, është lista më qesharake që është paraqitur ndonjëherë. Sepse, çfarë ndodh?
Këta vijnë e shkojnë. Marrin një mandat, rrinë 4 vjet, vazhdojnë punën e tyre dhe merr një grup turistësh tjerë, i sjell, i merr dhe këta i quan fasada, i quan meremetim, këta i quan ripërtëritje.
Po ripërtëritja nuk është një proces turistik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese