
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një shkresë që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i cili njofton Kuvendin se mes këshilltarëve të jashtëm të Edi Ramës ishte dhe shtetasi Florian Coldea.
Florian Coldea është ish-shef i Shërbimit Sekret të Rumanisë dhe akuzohet nga autoritetet në vendin e tij se është përfshirë në një rrjet të madh trafiku që importonte drogë direkt nga karteli Sinaloa në Meksikë, drejt Shqipërisë dhe më pas në vendin e tij.
"Ky dokument i datës 11/9/23 është i firmosur nga mafiozi Don Agaçio dhuratë madhi me të cilin gjenerali Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm i mafiozit, kreut të narko-shtetit Edi Rama", shkruan Sali Berisha.
Ish-kryeministri citonm mediat rumune, teksa thotë se gjenerali Florian Coldea e ka lidhur Edi Ramën me kartelin më të rrezikshëm të kokainës në botë, Sinaloan e Meksikës. Sipas Sali Berishës, dokumenti me firmën e Engjëll Agaçit provon gjithçka.
Shënimi i plotë i Sali Berishës:
Kjo është kontrata e Padrino Edi Ramës me mafiozin Coldeo!
Miq, ky është dokumenti i lidhjes kontraktuale të Edi Ramës me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik! Ky dokument i datës 11/9/23 është i firmosur nga mafiozi Don Agaçio dhuratë madhi me të cilin gjenerali Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm i mafiozit, kreut të narko-shtetit Edi Rama. Sipas mediave rumune Coldeo ka lidhur Ramën me kartelin më të rrezikshëm të drogës në botë Sinaloan e Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit. Ai u pagua me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe konfidenti i tij narko-trafikanti Ministër Taulant Balla për shërbime mafioze ndaj tyre.

Ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës
dhe Taulant Ballës dhe narko-shtetit të tyre.
Ps. Dje Edi Rama me mjeron e tij me moton “fajin e ka Saliu”, publikoi në fotografi në një konferencë ndërkombëtare siç tregojnë baxhet që Coldeo gjendet i ulur në rradhë afër meje, ku ai ka përfaqësuar veten apo vendin e tij, pa asnjë lidhje me mua as edhe Shqiperinë.