
“Presidenti Donald Trump ka prerë kokën gjarprit George Soros. A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo apo jo.”
Kështu është shprehur, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën që po mbahet para Kryeministrisë.
Vlen të theksohet se Soros është një nga donatorët më të mëdha të USAID-it, duke siguruar 20,7 për qind të financimit të saj. Dhe ka dyshime të forta se USAID-in ka vepruar si përfitues personal i Sorosit, i cili njihet për rolin e tij në rënien e Bllokut Lindor dhe ndërhyrjen e supozuar në punët e brendshme.
Menjëherë pas marrjes së pushtetit, Shtëpia e Bardhë njoftoi një ngrirje 90-ditore të buxhetit të USAID-it, duke e përmendur si prioritet të gabuar me politikën "Amerika e para" të presidentit Trump.