Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha nuk bën pas: Rama dhe Balla përgjegjës për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha nuk bën pas: Rama dhe Balla përgjegjës për
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar dhe sot demokratëve nën ballkonin e tij te "Rruga e Shpresës", duke akuzuar Edi Ramën dhe Taulant Ballën se janë përgjegjës për sulmin barbar ndaj avokatit dhe profesorit Sokol Mëngjesi, dhe si të tillë do të mbahen deri në fund.

"Pra, le t’i urojmë shërim të shpejtë profesorit të nderuar dhe të garantojmë binomin Rama-Balla se janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës për aktin e tyre banditesk në qendër të Tiranës. Miqtë e mi, kjo betejë po ecën drejt fazave vendimtare", është shprehur Berisha, pasditen e kësaj të enjte.

Mirëpo, pavarësisht se ngjarja është zbardhur dhe të afërm të profesor Sokol Mëngjesit dhe vetë kolegu i tij avokati Genc Gjokutaj, kanë deklaruar se dhunimi nuk ka lidhje me politikën dhe mbrojtjen ndaj Sali Berishës, ky i fundit qëndron në të njëjtën linjë të diskursit publik, shkruan newsbomb.al.

Avokati Sokol Mëngjesin, rreth orës 08:50 të së mërkurës u dhunua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sapo avokati kishte lënë në kopsht djalin e tij të vogël tre autorët, Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj me doreza dhe leva hekuri e goditën në mënyrë barbare.

Edhe dje, menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ish-kryeministri Sali Berisha drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e “Rithemelimit” , Floriana Garo, tha se kryeministri Rama qëndron mbrapa këtij sulmi dhe dhunimi i avokatit ka qenë politik.

Por një telefonatë nga Spitali i Traumës, jo shumë larg shtratit ku qëndron në vëzhgim konstat të mjekëve Sokol Mëngjesi, mbërriti te drejtuesit e lartë të Rithemelimit. Kolegu dhe avokati Genc Gjokutaj ka telefonuar me urgjencë demokratët dhe u ka kërkuar që të mos e ngjyrosin këtë ngjarje politikisht.

Pavarësisht kësaj telefonate dhe zbardhjes nga Policia e Tiranës të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, ish-kryeministri Sali Berisha përsërit të njëjtën frazë nga ballkoni i shtëpisë së tij, duke rënë në kundërshtim me provat e siguruara dhe deklarimet e personave të njohur me rastin, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese