Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha njofton protestë kombëtare më 8 shkurt: Dita kur Shqipëria zbret në Tiranë!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha njofton protestë kombëtare më 8 shkurt: Dita kur
Sali Berisha

Partia Demokratike ka njoftuar se do të organizojë protestën e radhës. 

Përmes një deklarate për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije se protesta do të zhvillohet me 8 shkurt. Lideri opozitar thekson se kjo do të jetë protesta më e fuqishme kombëtare që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. 

Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët për të marrë pjesë në protestë, në atë të cilën ai e quan, mosbindje civile kundër regjimit.

“Partia Demokratikë e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkkurt fton protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral. Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori”, tha Berisha

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese