Hapësire reklamuese


Politikë

Sali Berisha nga Kamza kërkon ballafaqim “drejtpërdrejtë” me Ramën: Burracak dy metra, ka frikë...

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha nga Kamza kërkon ballafaqim
Sali Berisha gjatë fjalës së tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kamzës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij mes premtimesh, kreu i opozitës nuk ngurron të përmend kryeministrin e vendit, Edi Ramën, ku ndër të tjera e fton në një ballafaqim “drejtpërdrejtë”.

Berisha është drejtuar Ramës me nofkën “burracak dy metra”, ndërsa shprehet se ka frikë të ballafaqohet me të, pasi sipas tij qytetarët e kanë kapur me “preshë në dorë” duke vjedhur.

“Më lejoni ti them atij burracakut dy metra që fshihet dhe nuk del dot. Pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur nuk del të ballafaqohet në Tv apo në skenë. Cfarë thotë? Thotë se po ta rrisim pensionin 200 euro biem në humnerë, ndërsa tani thonë se do ta bëjmë në 2030. Po ka më deklaratë me cinike se kjo?”, u shpreh kreu i PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese