
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori sot pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së (Unioni Demokristian i Gjermanisë), ose siç e cilëson demokrati, Kongresi i Fitores.
Në këtë kongres, Berisha u takua dhe me kreun e CDU-së Friedrich Merz, politikani që merr pjesë në garën për të qenë Kancelari i radhës në Gjermani.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka risjellë në kujtesë takimin me Kancelarin Helmut Kohl 34 vite më parë, duke e konsideruar një takim të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kujtojmë që Sali Berisha udhëtoi për herë të parë jashtë kufijve të shtetit shqiptar pas 1 viti “arrest shtëpie”.
Numri 1 i Partisë Demokratike, e ka cilësuar prezencën e tij në këtë kongres si një “ogur i bardhë” për fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentre të 11 majit që do të mbahen në vend.
“Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores.
Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës!,” shkruan Sali Berisha në rrjetin social Facebook.