Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha në arrest shtëpie, Basha: Nuk më vjen mirë ta shoh në atë pozitë

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha në arrest shtëpie, Basha: Nuk më vjen mirë ta
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe për masën që GJKKO ka vendosur ndaj tij.

I ftuar në studion e News24, Basha tha pohoi se ish-kryeministri  i cili ka drejtuar Partinë Demokratike për një kohë të gjatë, përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së kësaj force politike.

Teksa theksoi se interesat e Berishës dëmtuan Partinë Demokratike, Basha u ndal edhe te masa e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit.

Kreu i PD-së tha se rrafshin personal “nuk i vjen fare mirë” ta shohë Berishën në atë pozitë, por nënvizoi se në rrafshin procedural personi që e ka këshilluar ish-kryeministrin të mos paraqitet në SPAK ka bërë një gabim trashanik duke rezultuar në arrestimin e tij.

Çfarë është për ju zoti Berisha, çfarë mendoni sot për të?

Basha: Kam një qëndrim konstant për Berishën. Ka pasur përgjegjësinë dhe privilegjin të drejtojë PD për një kohë të gjatë. Ka arritur shumë gjëra të mira me PD për Shqipërinë.

A është vetë historia për PD zoti Berisha?

Basha: Është e qartë që po, dhe kjo shton përgjegjësinë për të mos cenuar interesat e PD. PD ka një lidhje të drejtpërdrejtë me mirëqenien dhe interesin e publikut shqiptar. Nuk ndryshoj asgjë nga ato që kam thënë. Sigurisht kam dhënë kontributin tim, që më shumë se askush tjetër e ka vlerësuar vetë Berisha edhe publikisht. Rruga që zgjodhi Berisha dëmtoi interesat e PD. Rruga që unë i propozova, nëse do të ishte ndjekur, do të ishim në një gjendje shumë më të mirë.

A ka pasur bashkëpunëtorë që ju kanë thënë se po gaboni me Berishën?

Basha: Ka pasur shqetësim të disa bashkëpunëtorëve në raport me reagimin e zotit Berisha. Kjo ishte e kuptueshme. Barra e vendimmarrjes më takonte mua. Një numër i madh i personave kanë thënë që ky ishte një hap që duhej të vinte.

E gjykoni të drejtë masën e arrestit në shtëpi për Berishën?

Basha: Në rrafshin personal nuk më vjen fare mirë ta shoh në këtë pozitë. Në rrafshin procedural, ai që e ka këshilluar të mos paraqitet ka bërë një gabim trashanik. Ne si politikanë kemi detyrë të japim mbështetje pa kushte për drejtësinë, dhe ajo duhet të tregojë seriozitet në raste si këto, jo të trajtojë dikë mbi ligjin. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë publike, duhet të tregojë seriozitet të veçantë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese