
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ditën e djeshme në një deklaratë për mediat dhe shumë i zhgënjyer për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit, paralajmëroi protestë duke mos pranuar fitoren e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën.
Ditën e sotme Partia Demokratike së bashku me Sali Berishën kanë nxjerrë posterin, e cila njofton datën e orën kur do të marshohet protesta.
“Mbrojmë votën e shqiptarëve!Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri”, shkruan kryedemokrati.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike ka, Sali Berisha ia ka vendosur fajin bandave për humbjen e tij në zgjedhjet e 11 Majit.
Duke ritheksuar edhe njëherë të gjitha shkeljet dhe mënyrat e përdorura nga socialistët për blerjen e votave.
