Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat nuk ka “kursyer” sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjokën.
Një ditë pasi GJKKO vendosi masë “detyrim paraqitje”, Berisha ka sulmuar sërish Irena Gjokën dhe Dumanin, për të cilët thotë se drejtohen nga kryeministri Edi Rama.
"Mësova më vonë e më duhet të konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se SKAP-istët të tmerruar nga krimi I tyre kanë kryer një krim tjetër që e keni të vështirë ta imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë se Sali Berisha po sulmon SPAK e gjykatën, Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë që 130 dëshmitarët e pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë një gjë të vetme nga Sali Berisha.
Çfarë do të tremben ata që nuk kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën e dinë kriminelët e Skrap-it të partisë. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës se janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre e vjedhjeve që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti e të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju. Merret me mend si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova. Më sqaroi avokati prapa se dje, kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë çfarë kishin arsyetuar.
Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale. Do I denoncoj gjithnjë e më shumë. Gjykojnë që masat ti vendosim në mënyrë që të imponojmë censurën. Tipike mendësi e Edi Ramës. Edi Rama ka hall se unë po denoncoj vjedhjet e tij familjare e qeveritare, sidoqoftë cështja është në Strasburg dhe do ia paraqesin", tha Berisha, teksa më tej u pyet se nëse do të paraqiten ditën e hënë në Gjykatë, ashtu si dhe ligji e parashikon apo do të veprojë njëjtë si herën e kaluar, duke “refuzuar” këtë vendim të GJKKO-së dhe duke dërguar avokatët e tij.
“E kam bërë të qartë po do të paraqitem. Gjersa është një proces që buron nga parlamenti. Parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta njëri me tjetrin. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra e Dumani me 4 banesa, e thonë po na I përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend por do ua nxjerr për hundësh ato. Se janë vjedhje 100 %”, tha Berisha.
Më tej ai krahasoi veten me Donald Trump duke thënë se akuzat dhe masat ndaj tij nuk e penguan, por përkundrazi.
“A e pengon Donald Trump masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë, përkundrazi i shtoi vota dhe I afroi fitoren. Kjo do jetë dhe për Sali Berishën”, tha ish-kryeministri.