
Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të shtunë u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Një nga pyetjet që një prej qytetarëve i kishte drejtuar ish-kryeministrit kishte të bënte me politikanët të cilët e kanë frymëzuar kreun e Partisë Demokratike.
Berisha listoi një për një të gjithë ato figura politike të cilat e kanë frymëzuar prej vitesh, ndërkohë që nuk la pa përmendur as presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas ish-kryeministrit Trump e ka frymëzuar atëhere kur mori guximin dhe tha se “armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm”
“Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri”, tha Berisha ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë. Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit.
Më ka frymëzuar shumë Çërçilli kur thotë se nuk dorëzohemi kurrë por do luftojmë në tokë, në det, në ajër, në një kohë kur situata ishte dëshpëruese për Britaninë e Madhe.
Më ka frymëzuar jashtë mase Ronald Regan kur deklaroi se çështja gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit, zoti Gorbaçov rrëzojë këtë mur.
Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri.
Pra, ata që më kanë frymëzuar më shumë kanë qenë njerëzit e vendimeve të guximshme.
Më ka frymëzuar Martin Luter, që para konklavës që do ta hidhte në zjarrin e truve, u thotë gjykatësve se gjithçka kam thënë, e kam thënë me ndërgjegje të plotë dhe me bindjen time më ët plotë.
Pra, frymëzuesit e mi më të mëdhenj janë guximtarët më të mëdhenj. Unë ndoshta e kuptova në këtë formë.