Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha ftesë nga Partia Popullore Evropiane, kryedemokrati do të mbajë fjalim në Kongresin e Valencias

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha ftesë nga Partia Popullore Evropiane, kryedemokrati do të
Kreu i PD Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë një ftesë zyrtare nga Kongresi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) 2025 për të thënë fjalën e tij në organizimin që pritet të mbahet më 29-30 Prill në Valencia, Spanjë.

Në ftesën publike të firmosur nga presidenti i PPE, Manfred Ëeber dhe kreu i Partisë Popullore të Spanjës, Alberto Núñez Feijóo, lideri demokrat ftohet për të marrë pjesë në event ku tematika kryesore që do të diskutohet është drejtimi i ardhshëm i Partisë Popullore si dhe Bashkimi Europian.

Në këtë kongres të PPE-së do të zhvillohen zgjedhjet për presidencën e re të partisë, si dhe votime mbi rezoluta dhe ndryshime statutore për të modernizuar dhe përgatitur PPE-në për sfidat e reja.

Gjithashtu Sali Berisha pritet të marrë pjesë dhe në Darkën e Liderëve më 29 prill që do të shtrohet për liderë të Bashkimit Europian dhe jo vetëm, si dhe me pjesëmarrës të opozitarëve të vendeve të ndryshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese