Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha e heq Ervin Salianjin nga Kavaja, e delegon në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha e heq Ervin Salianjin nga Kavaja, e delegon në Elbasan
Ervin Salianji

Partia Demokratike ka nisur të ndezë “motorët” për përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2025. Pas lëvizjes së Luçiano Boçit nga Elbasani në Shkodër, demokratët kanë “deleguar” në një tjetër qark, deputetin Ervin Salianjin.

Sipas gazetarit Osman Stafa mësohet se Salianji do të jetë drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit.  

Salianji është “lëvizur” disa herë nga demokratët. Pas Korçës, ku dhe arriti të siguronte 9420 vota, në zgjedhejet e 14 majit ai punoi me strukturat në Kavajë.

Ndërkohë, në zgjedhjet e 2025 Salianjit i është besuar Elbasani, ku duke marrë parasysh rezultatet në zgjedhjet e kaluara dhe duke ditur që është një bastion i majtë, s’do e ketë të lehtë punën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese