Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha del nga SPAK dhe sulmon Dumanin: Amnistimi i krimit elektoral nga ai është krim kushtetues

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha del nga SPAK dhe sulmon Dumanin: Amnistimi i krimit elektoral nga
Kreu i PD Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, ka dhënë një deklartë për media pas daljes së tij nga dyert e SPAK-ut, i cili u paraqit ditën e sotme për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”.

Për gazetarët Berisha ka hedhur akuza ndaj kryetarit të SPAK, Altin Dumanit, teksa zbulon se çfarë ka shkruar në procesverbalin që nënshkruan paraqitjen e tij.

"Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe SKAP-i i partisë, është krim kushtetues. Është atentati më më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira, Sali Berisha. Ua lash aty", u shpreh ai.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese