Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha akuza të forta ndaj Veliajt: Postimet e tij i shkruan Edi Rama

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha akuza të forta ndaj Veliajt: Postimet e tij i shkruan Edi Rama
Kreu i PD, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur dyshime në lidhje me postimet që kryebashkiaku Erion Veliaj bën në rrjetet i tij sociale.

I ftuar në “News24”, Berisha është shprehur se këto postime bëhen nga kryeministri i vendit, Edi Rama, ndërsa thekson se SPAK nuk duhet të lejojë të tilla veprime.

Çfarë ishin ato statuse? Sa i kam lexuar kam kuptuar që shkruan Edi Rama. Merr lexo artikujt që shkruante me emrin Bledi Mane Edi Rama. Nxirrte të gjitha shpërthimet e ujërave të zeza. Ishin copy paste e atyre artikujve, atyre e kuptova. Më vonë doli se Erion Veliaj nuk ka shkruar asnjë status. Kjo është makbethiane. Nuk mund të manipulosh. Këtu pastaj hyn në lojë SPAK, nuk mund të pranojë të tilla veprime nga askush. Meritojnë të gjithë ata që krijojnë kryetaren e deleguar, jo vetëm e shkarkojnë Goxhajn, por edhe e shkarkojnë nga puna. Ajo firmë është e Veliajt, si doli ajo nga qelia?”, u shpreh Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese