Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sajmir Korreshi: O kryetare po qarkullojnë llafe se ju kanë shkulur veshin

Shkruar nga Newsbomb
Sajmir Korreshi: O kryetare po qarkullojnë llafe se ju kanë shkulur
Ne foto: Sajmir Korreshi dhe Elisa Spiropali/ Flamur Noka

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali duke i kërkuar të lejojë Flamur Nokën të flasë nga foltorja pasi i mbylli mikrofonin.

“Ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin”, u shpreh Korreshi.

Megjithatë Spiropali insistoi se Noka e ka mbaruar fjalën e tij, ndërsa iu drejtua sekretarit të Përgjithshëm të PD që të ulet në vendin e tij.

Korreshi: O kryetare ka një gjë, s’mundet ta prishni, na jepni fjalën, ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin.

Spiropali: E mbaroi fjalën Noka. Ulu mos blloko foltoren!

Korreshi: O kryetare po qarkullojnë llafe se ju kanë shkulur veshin

Spiropali: Kjo nuk është për procedure.

Korreshi: për procedurë, Ina bërë gabim që i fole në emër Ministres “Zonja Hajdute”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese