Hapësire reklamuese

Politikë

Sa do rritet paga e mësuesve në mandatin e 4-t? Rama përgjigjet duke sjellë historinë e Fatos Nanon me Sabri Godon

Shkruar nga Newsbomb
Sa do rritet paga e mësuesve në mandatin e 4-t? Rama përgjigjet
Kryeministri Edi Rama me mësuesit në Lushnjë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga drejtuesja e qarkut, Fier, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me mësuesit e qytetit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u pyet se sa do rritet paga e mësuesit gjatë mandatit të tij të katërt.

Rama nuk u përgjigj duke thënë se është pjesë e projektit,  ndërsa si shembull solli një histori kur në krye të PS ishte Fatos Nano.

''Jo se nuk mund ta them, por nuk mund të zbuloj projektin e PS për mandatin e katër. Pagat e mësuesve dhe punonjësve do të rriten më tutje. Nuk rriten vetëm pagat e punonjësve në shtet, por edhe privati i ndjek nga pas.

Në kohën kur Fatos Nano ishte kryeministër, ishim në një vaki dhe çohet një që flet për pronat që nuk keni gjë në vijë. Keni ndonjë ide i tha Fatosi. Po tha merrjani të gjithë pseudoqytetarëve, e jepjani atyre që i kishin.

Fatosi i tha se kjo ide është e fuqishme, por jo për mua. Me ty bie dakord Sabri Godo se ai s’ka gjë në dorë.”  

Këtë shembull Rama e solli duke shtuar se ata që nuk kanë gjë në dorë premtojnë shumë, “si në rastin e Lulzim Bashës i cili premtoi heqjen e vizave amerikane”.

Sa i përket Lulzim bashës ai tha: Jam gëzuar shumë sot, jam rivënë në kontakt me Lulin se kisha humbur shumë kohë. Se nuk shtyhet kjo fushatë pa Lulin. Kishte dalë kishte thënë se do heqë vizat amerikane. Mund t’i heqë Luli se nuk ka gjë në dorë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese