
Pasditen e kësaj të premte u mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe Rudina Hajdari e cila ka ripërsëritur bindjen e saj se kjo forcë politike ka nevojë për një frymë të re.
Teksa ka vlerësuar faktin se Partia Demokratike është e bashkuar, duke i dhënë meritë për këtë ish- Sali Berisha, Hajdari kërkoi që PD të futet në zgjedhje me një tjetër kandidat, jo me ish-kryeministrin.
“Kënaqësi që jemi të bashkuar sot. Sonte është një fitore e madhe për të gjithë demokratët. Me betejën e drejtuar nga lideri i PD Berisha u bë i mundur bashkimi dhe rikthimi i flamurit të PD.
Jam dakord me çdo pikë dhe presje me rezolutën. Na ndajnë 9 muaj nga zgjedhjet e ardhshme. Kam respekt te jashtëzakonshëm per Sali Berishen si politikan. Z Berisha ka bere beteje te jashtezakonshme per PD dhe vendin. Por e rëndësishme është të diskutojme per te ardhmen e PD-se.
Duhet te shohim nje parti për të ardhmen ndoshta 15 vitet e ardhshme, që nuk ka në qendër vetëm nje person por të një grupi njerëzish. Z Berisha ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Do propozoja që PD te futet në zgjedhje me një kandidat tjetër për kryeministër jo z. Berisha. Kandidati per kryeministër te futet ne gare”, mësohet të jetë shprehur Hajdari.