Hapësire reklamuese


Politikë

“Rroftë dashnorja ime për pasaportën e BE”, batuta e Ramës që shkaktoi reagime në rrjet: Vajzat të përdorin fuqinë që djemtë e lëkundur...

Shkruar nga Newsbomb
“Rroftë dashnorja ime për pasaportën e BE”, batuta e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me të rinjtë në njësinë 1.2 dhe 3 në Tiranë pasditen e djeshme, teksa nuk kurseu batutat me vajzat e reja të cilat votojnë për herë të parë.

Rama iu tha vajzave të reja, se nëse i dashuri i tyre do të votojnë “bufin”, mos t’ua varin atyre. Madje kreu i socialistëve iu është dejtuar vajzave, duke duke i kërkuar atyre që të përdorin fuqinë tërheqëse që të bindin djemtë e lëkundur që të votojnë për PS.

Një deklaratë kjo, edhe pse në kontektin e shakasë, por me tone ngacmuese ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet nga të rinjtë dhe jo vetëm.

Edi Rama: Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE”. E kam serioze, nuk është për shaka kjo. Na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote. Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse mbi ata djem të lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut për të votuar në 11 maj për PS.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese