
Rrjetet sociale janë shndërruar në trend për gjithë botën, ku modës nuk i kanë shpëtuar as shqiptarët. Politikanët në vendin tonë i kanë parë këto mjete të masmedias si të volitshme për të reklamuar punën e tyre duke bërë shpesh postime nga aktivitetet.
Por, së fundmi një lëvizje e Erion Veliajt ka rënë më sytë e te gjithëve. Kryebashkiaku ka mbyllur Instagramin e tij, ndërsa arsyeja nuk dihet.
Aty "qytetari i parë" i Tiranës kishte postime nga më të ndryshmet me njerëz të thjeshtë apo artistë të ftuar në evente të organizuara nga institucioni që drejton. Pikërisht në një moment ku rrjetet sociale janë shndërruar dhe në "ushqim" për SPAK për të hulumtuar e zhbiriluar rreth çështjeve në hetim, vjen kjo lëvizje nga kryebashkiaku.
Prej kohësh Prokuroria Speciale po shfrytëzon çdo mundësi, për të shkuar afër pistave që janë subjekt hetimi të saj. Nga rrjetet sociale ka pasur hetime të misseve apo personazheve VIP, të dyshuar/a për lidhjet e tyre me njerëz të krimit. Pritet të shihet se çdo të ndodhë në të ardhmen, ndërsa fakt mbetet që ky institucion është aktualisht kryefjalë në vendin tonë.