Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rrjepaj shkon në Komision me pranga në duar, e nis dëshminë me kritika për Vokshin

Shkruar nga Newsbomb
Rrjepaj shkon në Komision me pranga në duar, e nis dëshminë
Klodian Rrjepaj teksa le ambientet e qelise

Me pranga në duar, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, la ambientet e qelisë paraditen e kësaj të premte dhe u paraqit në Komisionin Hetimor për t’u marrë në pyetje lidhur me koncesionet në shëndetësi.

Para kryetares së këtij komisionit, Albana Vokshit dhe anëtarëve Rrjepaj tha se është paraqitur para tyre me avokatin e tij.

“Kam ardhur këtu me avokatin tim, Dritan Amitaj”, tha Rjepaj në Komision, teksa më tej kritikoi kryetaren e këtij komisioni për termat e përdorura, duke kërkuar që hetimi të jetë në përputhje me objektin.

“Për sa i përket objektit të hetim të këtij komisioni, besoj se duhet të jetë në përputhje me objektin e asaj që hetohet. Të thuash po hetojmë objektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Sterilizmi është një shkurtim gjuhësor. I gjithë debati ka ardhur ai devijim i përkufizimit të këtij projekti. Do ishte mirë që kur të themi sterilizim të nënkuptojmë që ka objektin e vetë: Ofrimin e veshjeve njëpërdorishme, dezinfektimin e sallave të operacionit, trajtimin e mbetjeve dhe repartit të sterilizimit. Është mbledhja, tharja paketimi dhe më pas sterilizimi”, tha ish-zv.ministri.

Prokuroria e Posaçme i dha leje Rrjepajt që të paraqitej fizikisht këtë të premte në Komisionin Hetimor për Sterilizimin e seteve kirurgjikale.

Ish-zv.ministri është personi i parë që ndodhet në paraburgim dhe do të merret në pyetje nga deputetët, ndërsa në listë për t’u pyetur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Nga veprimet hetimore rezulton e provuar se Ish Zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare.

Ai ka ndryshuar disa herë këto të dhëna financiare, deri në arritjen e atyre të miratuara nga Komisioni i Dhënies së Koncensionit. Këto ndryshime janë kryer me qëllim arritjen e treguesve financiarë IRR dhe NPV, në nivele të pranuara nga Ministria e Financave, në funksion të miratimit të projektit nga Ministria e Financave.

Në veprimet e përllogaritjeve financiare rezulton plotësisht e provuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë në këto dokumente, që janë paraqitur  Ministrisë së Financave.

Gjithashtu në këta tregues financiar, me qëllim uljen e normës së IRR dhe NPV, i pandehuri Klodian Rjepaj, ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncensionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese