Hapësire reklamuese

Politikë

Rreth 10 orë live në podcastin “Flasim”, Rama mesazh Blendit: Fevzi, 80 të ftuar o Fevzi, se ti i bën me regjistrim

Shkruar nga Newsbomb
Rreth 10 orë live në podcastin “Flasim”, Rama mesazh
Kryeministri Edi Rama me stafin e podcastit

Në një podcast ndryshe, kryeministri Edi Rama në një transmetim maratonë në “Flasim” prezantoi sot ekipin e Partisë Socialiste për 11 majin.

Kreu i qeverisë nisi me një monolog ku shpalosi qartë synimin e PS, marrjen e një mandati të katërt për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në BE.

Rama pati të ftuar 80 kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, në podcast i cili u mbyll gjatë pasdites me një video të tij, ku u shfaq me stafin i cili kujdeset për të drejtuar transmetimin teknik.

Ndër të tjera ai i është drejtuar autorit të emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, ku thotë se ka intervistuar 80 persona në transmetim maratonë për më shumë se 9 orë.

“Ja pra 9 orë e 43 minuta, unë, një tavolinë, dy kamera, tre çuna. Këta të dy këtu dhe qerosi që iku për iftar. Edhe një kompjuter këtu pa luajtur nga vendi. Fevzi, 80 të ftuar Fevzi, se ti i bën me regjistrim dhe pastaj bën sikur del Live edhe thonë si rri ky Fevziu.

80 të ftuar o Fevzi, edhe për çfarë? Për këtë, kjo është Republika e Shqipërisë ne do ta bëjmë Europian Union Republic of Albania dhe në momentin që çdo shqiptar dhe shqiptare do ta marrë këtë atëherë askush nuk sheh dot më nga lart-poshtë, mua jo e jo se nuk më shohin dot, por asnjërin nga ju dhe do të jemi që të gjithë të lara përpara atyre që na e kanë lënë amanet Shqipërinë në maj dhe të gjithë atyre që u kemi borxh, të gjithë fëmijëve të këtij vendi”, - u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese