Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rregulla të reja disiplinore në Kuvend, mbeten në fuqi masat për përjashtimin e deputetëve të opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Rregulla të reja disiplinore në Kuvend, mbeten në fuqi masat
Ilustrim: Kaosi ne seance dhe flaket jashte Kuvendit

Vendimi për përjashtimet e deputetëve nga Kuvendi për sjellje të papranueshme mbetet në fuqi, duke përfshirë përjashtimin 30-ditor për dëmtimin e orendive në sallën parlamentare.

Ndërkohë, përjashtimet prej 60 ditësh për përdorim të mjeteve piroteknike dhe prishje të rendit në parlament janë ruajtur si masa të rënda disiplinore.

“Në asnjë vend të botës, ndezja e zjarrit apo djegia e sallës së Kuvendit nuk konsiderohet e ligjshme,” deklaroi Gogu. 

Deputetët socialistë në Këshillin e Legjislacionit pranuan të përshtatin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në muajin korrik rrëzoi pjesërisht rregulloren e re.

Sipas rregullores së miratuar, deputetët që shkelin rregullat me dëmtim të orendive përjashtohen për 30 ditë, ndërsa për dhunë fizike periudha e përjashtimit është reduktuar në 10 ditë. Këshilli i Legjislacionit pritet të shqyrtojë vendimet për Komisionet Hetimore dhe profesionet e lira javën e ardhshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese