Hapësire reklamuese

Politikë

Roland Bejko i jep publikisht “divorcin” Bashës: Jemi ndarë përfundimisht

Shkruar nga Newsbomb
Roland Bejko i jep publikisht “divorcin” Bashës: Jemi
Roland Bejko

Ish-kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Roland Bejko ka deklaruar publikisht se është ndarë nga grupimi i ish-liderit demokrat Lulzim Basha.

I pranishëm në emisionin e mesditës në Euronews, Bejko është shprehur se ka ndarë rrugët politike me Bashën, pasi sipas tij ai bëri disa gabime të pafalshme gjatë kohës që ishte nën drejtimin e PD-së.

Bejko shprehet se ai gjithmonë ka mbështetur Bashën pasi mendonte se një lider i ri dhe duhej të kishte mundësinë për të provuar veten në arenën politike, pa pasur varësi nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjithashtu, Bejko shprehet se strategjia e ndjekur nga ish-kryedomokrati, Basha nuk ishte e duhura për të zgjeruar ndikimin e tij në terrenin politik dhe jo më për të fituar zgjedhjet, pasi ajo ishte shumë e butë, përfundon ai.

“Jam ndarë përfundimisht me Bashën. Unë kam qenë partizan si askush tjetër i Bashës. Më pyesnin pse duhet ta mbështesësh prapë Bashën për kthimin e tij dhe u thoja që deri dje ka qenë në bashkëkryetarsi me Berishën dhe si çdo njeri ka të drejtë të provohet njëherë vetëm, pa Berishën.

Edhe në Kuvendin e 2 shtatorit unë prap me kusht e mbështeta. Ju e keni transmetuar live Kongresin. Tezat ishin të mira. Do të bëhej betejë mbështetur te e vërteta.

Nuk dha prova force kundër Berishës. Pjesa kryesore e aksionit do të bazohej aty. Unë dhe shumë të tjerë atje brenda nuk kemi qenë dakord me strategjinë e ndjekur nga Basha. Kishte një strategji shumë soft”,- është shprehur Bejko.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese