Ekipi drejtues i demokratëve ka zhvilluar sot takime me strukturat dhe simpatizantët e Rithemelimit në qarkun e Gjirokastrës.
Para simpatizantëve kanë mbajtur fjalën nënkryetari Oerd Bylykbashi dhe Tomor Alizoti ku kanë theksuar se mundësitë për të fituar zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm ekzistojnë.
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi para demokratëve mbështetës është shprehur se të jesh demokrat në Durrës ose Tiranë është më pak e vështirë se sa të jesh demokrat në Gjirokastër.
“Ne jemi në një situatë shumë të vështirë, rrezik e cila mund të çojë në një kolaps më të rëndë të të gjithë asaj që kemi menduar që do të krijimin, qëllimin e kësaj partie për të cilën u ngrit.
Të gjitha arritjet e jashtëzakonshme që arriti qeverisja e PD sot po kthehen në një fasadë pasi ky regjim hibrid është më i rrezikshëm se ai që kemi lënë 34 vite më para. Fakti që është hibrid, tinëzar shpesh herës po tolerohet. Është detyra jonë që të zgjojmë njerëzit për këtë rrezik që po na kanoset, Shqipëria po zbrazet pasi është krijuar një sistem pandëshkueshmërie.
Ata janë të gatshëm të firmosin, të hanë dardhat dhe kumbullat pasi janë ideuar nga Rama për të vjedhur dhe pasi të bëjn disa ditë burg të shijojnë milionat e vjedhura.
Nesh është e lehtë të jesh demokrat në Tiranë Durrës këtu tek ju është shumë e vështirë pasi jeni rrethuar nga një makineri shumë herë më e fortë se në pjesët e tjera të Shqipërisë.
Ne bëmë një betejë politike për disa muaj dhe çojë në bashkimin e grupit parlamentar të PD, dhe misioni ynë është të bashkojmë të gjithë demokratë që të korrim fitoren në zgjedhjet e ardhshme.”
Ndërsa deputeti Tomor Alizoti thotë se partia ku ai bën pjesë është një parti fisnike që ka prodhuar modelin e njeriut zotni.
Sipas tij, Shqipëria ndodhet në këtë gjendje sepse është e mbushur me xhepista dhe maskarenje, ndërsa theksoi se kjo shoqëri do të vdesë nëse nuk krijon modelin e njeriut të mirë.
Shqipëria dhe partitë tha Alizoti janë të mbushura me servilë, ndërsa njerëzit e sakrificës nuk vlerësohen.
“E vërteta gjithmonë ka kosto, e vërteta kërkon burra, kërkon qëndrestarë. Kjo është një parti që duhet të jetë krenare për historinë e saj.
Kjo është një parti fisnike, kjo është një parti që ka prodhuar një model të njeriut zotni. E dini pse Shqipëria është në këtë gjendje sot? Sepse nuk kamë zotilerë, por ka xhepista, ka hajdutër dhe maskarenj.
E keni parë që nuk ka mbetur drejtor pa hyrë në burg? Gjysma e qeverisë ka grabitur, qytetarët nuk kanë bukë të hanë, ndërsa qeveria vjedh. Gjysma e qeverisë është në burg për vjedhje.
Nëse kjo shoqëri nuk ndërton modelin e njeriut të mirë, njeriut të ndershëm kjo shoqëri do shkojë drejt vdekjes. Edhe partia ku bëjmë pjesë, se duhet të themi dy fjalë për partinë, kritika është më e vërteta. Shqipëria dhe partitë janë të mbushur me servilë dhe njeriu që ka sakrifikuar nuk ka marrë asgjë”, - tha Alizoti.