Kryeministri Edi Rama prej disa javësh ka njoftuar se do të zhvillojë një tur takimesh me komunitetin shqiptare jashtë vendit me synimin për rienergjizimin e diasporës.
“Rienergjizim i diasporës për Shqipërinë 2030” e ka quajtur kreu i qeverisë këtë tur takimesh ku do nisin më 12 maj nga Athina me pas në Milano, Londër dhe Mynih.
Ndërsa sot kryeminstri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tregon se mezi pret të takohet me shqiptarët e Greqisë.
“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë” – shkruan rama krah një video ku shihet flamuri shqiptar dhe ai grek me mbishkrimin “Krenarë për ju”.
Kujtojmë se marrëdhëniet diplomtike Tiranë – Athinë prej disa muajsh nuk janë të mira dhe shkak është denimi me burg i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.