Hapësire reklamuese

Politikë

Rezultati përfundimtar në Greqi/ Fredi Beleri “rrëmben” votën e mijëra grekëve, Pirro Dhima lihet jashtë Parlamentit Europian

Shkruar nga Newsbomb
Rezultati përfundimtar në Greqi/ Fredi Beleri
Fotomontazh: Fredi Beleri dhe Piro Dhima

“Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis arriti të siguronte një fitore bindëse në zgjedhjet europiane të 2024-ës, duke grumbulluar kështu 28.31% të votave.

Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga Ministria e Brendshme, në vend të dytë në këto zgjedhje u rëndit SYRIZA– Aleanca Progresive me 14,92%, në të tretin PASOK – Lëvizja për Ndryshim me 12,79%, ndërsa Zgjidhja Helenike me 9,3% fitoi “betejën” me KKE (9,25%) për vendin e katërt.

Të përkthyera në mandate, Demokracia e Re fitoi 7 eurodeputetë, SYRIZA katër, PASOK tre mandate, Zgjidhja Helenike dy mandate, KKE dy mandate, ndërsa tre partitë e tjera, NIKO, Freedom Saling dhe Zëri i arsyes nga një vend.

Në këto zgjedhje nën logon e partisë së Mitcotakisit garuan dhe dy shiptarë, Fredi Beleri dhe Piro Dhima. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës arriti që të sigurojë ulësen e tij në Parlamentit Europian.

Ai mori gati 234 mijë vota, duke u rënditur i katërti mes 7 deputetëve që kanë dalë nga partia Demokracia e Re.

Rezultati përfundimtar në Greqi/ Fredi Beleri
Lista e eurodeputetve, ne vend te 4 Fredi Beleri

Ndërkohë, zhgënjyes ishte rezultati për Pirro Dhimën, i cili arriti të merrte vetëm 134 mijë vota, duke u listuar në vendin e nëntë.

Rezultati përfundimtar në Greqi/ Fredi Beleri
Lista, vendin e 9 Piro Dhima

Listën e eurodeputetëve nga Demokracia e Re e kryeson Giorgos Autias i ndjekur nga, Vangelis Meimarakis, Eliza Vozeberg, Frei Beleri, Eleonora Meleti, Manolis Kefalogiannis dhe Dimitris Tsiodras.

Ndërsa, SYRIZA, partia e dytë më e fuqishme në Greqi arriti të sigurojë vetëm katër vende në Parlaementin Europian. Kostas Arvanitis, Nikos Faradouris, Nikos Pappas dhe Elena Kountoura janë eurodeputetët të cilët u zgjodhën me votën e grekëve për tu ulur në PE.

Rezultati përfundimtar në Greqi/ Fredi Beleri
4 eurodeputetet nga SYRIZA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese