Hapësire reklamuese

Politikë

Rezoluta e PS antikorrupsion, Tabaku: Ndryshimet ligjore të propozuara nga ne u refuzuan, Komisioni ka nevojë për dikutim më të gjerë se Kuvendi

Shkruar nga Newsbomb
Rezoluta e PS antikorrupsion, Tabaku: Ndryshimet ligjore të propozuara nga
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Koferencës së Kryetarëve, ku në fokus të diskutimeve ka qenë edhe projekt-rezoluta e propozuar më herët nga Partia Socialiste, ku sugjerontë që të ngrihej një Komisioni i Posaçëm për çështjet e drejtësisë.  

Gjatë fjalës së saj, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se rezoluta e propozuar nga Partia Socialiste ka nevojë për një diskutim më të gjerë se sa debati në Kuvend dhe se nevojiten disa ndryshime ligjore, që PD i ka referuar më herët por kanë hasur në kundërshtitë e deputetëve të maxhorancës.

Sipas Tabakut, sot qeveria pranon korrupsionin por ka mungesë të vullnetit politik për të ndryshuar rrjedhën, pasi PS kërkon që të krijojë një Komision AdHoc, pra pa një plan paraprak dhe që merr funksione nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian.

Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend.

Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funksione nga KKIE dhe pa asnjë argument”,- tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese