Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Rezoluta e PD në PPE, Rama: Alibia e humbjes ka filluar! Latif magjistari dhe ndjesia e hidhur e disfatës...

Shkruar nga Newsbomb
Rezoluta e PD në PPE, Rama: Alibia e humbjes ka filluar! Latif magjistari
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale në lidhje me rezolutën e miratuar sot në samitin e PPE me propozim të PD-së.

Edi Rama shprehet se alibia e humbjes ka filluar në gjirin e PPE ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve.

Rama shton më tej se iluzioni i ëmbël i latif magjistarit, referuar drejtuesit të fushatës së PD, Chris LaCivita, po ia lë vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 Majit.

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit.”-shkruan Rama.

Në rezolutë thuhet se partitë e djathta janë të shqetësuara për situatën politike në prag të zgjedhjeve që lidhet me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe blerjen e votës. Ndër të tjera në rezolutë thuhet se PPE është e shqetësuar se nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe se administrata publike përdoret për qëllime politike gjatë zgjedhjeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese