
Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së ka konfirmuar faktin se deputetët demokratë do të abstenojnë pr/rezolutën e propozuar nga mazhoranca.
Gjatë fjalës së tij në kuvend, Bardhi përmendi ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK. Sipas demokratit, ai votonte ligjet për reformën në drejtësi me Ramën, ndërsa natën porosiste vrasje.
"Zotrote na the që Arben Ndoka është deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, por doli që ashtu sic tha opozita, që ditën ishte deputet ndërsa natën ishte drejtues i një grupi të strukturuar kriminal. Ai ditën votonte me ty projektligjet e reformës në drejtësi, ndërsa natën porosite vrasjen e kolegëve të vetë apo qytetarëve që ti ua kishe vënë në kokë për t’i përfaqësuar.
Ramës iu deshën më shumë se 4 mijë ditë që të pranonte se na u dashka një nismë e veçantë për korrupsionin. Lufta e korrupsionit është rrënjosur më shumë se kurrë më parë, nën administratën e Edi Ramës. Prandaj kjo është një çështje jetike, por një nismë e tillë, nëse ata që e propozojnë do të ishin seriozë. Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur dhe mbështet luftën kundër korrupsionit, mirëqeverisjen dhe kemi 11 vite që luftojmë kundër një qeverie të korruptuar.
Ky është një regjim që frymëzon kurrupsionin në të gjitha nivelet e shoqërisë. Rama ka drejtuar një qeveri me të korruptuar. Po a nuk ishte ky që për mirëqeverisjen i ofroi qytetarëve të Lezhës qeverisjen nga Arben Ndoka, qytetarëve të Krujës, qeverisjen nga Rrahaman Rraja e kështu me radhë në çdo qytet, të cilët megjithatë qeverisnin me delegim nga Edi Rama dhe në drakë bënin plane se si të vrisnin njëri-tjetrin dhe Rama hesht e nuk thotë asnjë fjalë.
Në emer të Grupit të Parisë Demokratike, iu konfirmoj se ne e çmojnë të panevojshme një rezolutë të tillë. Ju që keni nevojë tia konfirmoni vetes përpara pasqyrës që do të luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të vontoni rezoluta. Madje madje mund te votoni edhe një libër sesi qeveristet me Arben Ndokën apo Rrahman Rrajën," tha Bardhi.